Xhabir Zharku i dorezohet Policise
Pëlqej
Albeu.com
Kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, i është dorëzuar të martën Policisë së Kosovës, në Prizren, prej nga është shoqëruar në drejtim të panjohur nga njësiti special i policisë. Zharku ka hyrë në Kosovë, në pikën kufitare të Morinës.
Në prononcimin e tij për media, ai është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave që janë ngritur ndaj tij.

Zharku që është kryetar i degës së PDK-së për Kaçanikun, ka ditë që kërkohej nga policia nën dyshimin për detyrim dhe rrëmbim.

Javën e kaluar njësi speciale të Policisë së Kosovës kishin kontrolluar shtëpinë dhe zyrën e tij në Kuvendin Komunal të Kaçanikut. (ktv)
Shtuar më 12/11/2008, ora 14:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori