WSJ shkruan për themelimin e “republikës serbe" në Kosovë
Albeu.com
Në një koment të botuar në “Wall Street Journal”, nga Alan J. Kuperman, sugjerohet ideja që në Kosovë të themelohet “Republika Serbe e Kosovës dhe Metohisë”, si edhe një akt i kompromisit të shqiptarëve të Kosovës, në emër të njohjes së shtetit të ri. Autori prezanton rrjedhën e ngjarjeve në vitet e 90-ta, duke u nisur nga presupozimi se popullata serbe ishte gjithnjë “viktimë” e shteteve të reja, pa përmendur Beogradin, dhe se modeli i njohjes së shteteve të reja, pa pajtimin e serbëve ka krijuar rrethana për luftëra.
Kuperman pranon se argumentet në favor të pavarësisë së Kosovës janë të shumta, por ai beson se krijimi i entitetit të ri politik serb në Kosovë, në veri të Mitrovicës, do të mund të ndikonte që Rusia të heq kërcënimin me veto, duke krijuar përshtypjen se edhe shqiptarët edhe serbët dalin fitues.

Autori po ashtu sjell skenarin e njohur të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, që do të përcillej me shpalljen e ndarjes së veriut të Kosovës nga Prishtina, duke krijuar situate konfliktuoze me enklavat në brendi të Kosovës ku serbët, sërish do të ishin “viktima”.
“Që të shmanget kjo katastrofë, plani i OKB-së duhet të modifikohet në mënyrë që të krijohet “Republika Serbe e Kosovës dhe Metohisë”, plotësisht autonome, në kuadër të Kosovës së pavarur, e cila do të njihej vetëm pasi që ajo ta ketë pranuar këtë kusht”, shkruan Kuperman “Ky kompromis nuk do ta kënaqte asnjë palë” shkruan ai, duke shtuar se Serbia do ta ndjenje humbjen e sovranitetit ndaj Kosovës.”Shqiptarët e Kosovës do të ballafaqoheshin m,e bifurkacionin (ndarjen) e vendit të tyre të ri, ndërsa serbët ne enklava do të ndjeheshin të lënë pasdore. Por, ky propozim megjithatë do të mundësonte pavarësinë e këtij territorit të ish Jugosllavisë, pa përsëritjen tragjike të dhunës etnike të viteve të 90-ta”, shkruan Kuperman në WSJ.
Shtuar më 17/08/2007, ora 09:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori