WP: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi është një ide e tmerrshme
Pëlqej
Kosova dhe Serbia janë duke biseduar për rivendosjen e kufijve të tyre.

Por kjo është një ide e tmerrshme.

Kështu e cilëson analistja Judy Dempsey, debatin për kufijtë në Ballkan, në një shkrim të saj për Washington Post.

Sipas saj, krerët e Serbisë dhe të Kosovës po planifikojnë të ndërrojnë territoret. Ata thonë se me këtë lëvizje do të lehtësojë tensionet etnike dhe do të kontribuojë në stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Për disa analistë dhe politikanë, kjo është një ide e mrekullueshme.

Por mos vini baste se kjo do të ndodhë. Propozimet paraqesin rreziqe të mëdha-jo vetëm për vetë dy vendet, por edhe për rajonin më gjerë. Në të vërtetë, ata mund të sjellin një precedent ogurzi për vendet dhe udhëheqësit që kanë qëllime separatiste.

Atë që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e emërton si një ‘rregullim kufitar’ mund të sjellë një reagim zinxhir tek shumë nacionalistë në këtë pjesë të Evropës, për të kërkuar ndryshime të ngjashme.

Ajo mund të sjellin frymëzim dhe shkatërrim në Kroaci, Shqipëri, Bosnje dhe Maqedoni, ku lëvizjet nacionaliste dhe disa prej liderëve politikë po kërkojnë që vendet e tyre të jenë etnikisht homogjen.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dalë kundër planit, duke përmendur nevojën për të mbrojtur ‘integritetin territorial’ të shteteve në rajon. Ajo ka të drejte. Si një nga disa udhëheqës europianë që vazhdimisht ka marrë një interes të ngushtë për Ballkanin Perëndimor, ajo e di që stabiliteti është i brishtë.
Shtuar më 19/09/2018, ora 23:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori