Woodsworth: Kosova ndahet, nëse palët bien dakord
Albeu.com
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd Stephen Woodsworth, në një deklaratë të pazakontë, tha se ndarja e Kosovës mund të bëhet realitet vetëm nëse Prishtina dhe Beogradi vendosin për këtë çështje.Pore megjithatë, ka shtuat se e vetmja çështje për të cilën palët kanë rënë dakord gjatë bisedimeve, ishte se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

“Nëse këto dy palë do të binin dakord për këtë, vështirë se dikush nga jashtë do të mund t’iu ndalojë këtë. Por nuk ka sinjale se kjo marrëveshje do të mund të realizohet“, tha ambasadori Woodsworth gjatë një interviste dhënë gazetës serbe Blic.

“Çdo herë që shkoj në Preshevë dhe Bujanoc mua më pyesin nëse në rast të ndarjes së Kosovës, a do të mund të bëhen ata pjesë e saj. Kurse unë u them se kjo nuk do të ndodhë dhe se ata normalisht do të mbesin në Serbi. Andaj mendojmë se kjo çështje është destabilizuese dhe askujt nuk i ndihmon”, tha Woodsworth. (start)
Shtuar më 13/10/2008, ora 18:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori