Wood do te ‘mbroje’ Kosoven ne GJND
Albeu.com
Sir Michael Wood nga Mbretëria e Bashkuar do të mbrojë të drejtat e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, kur të zhvillohet seanca e kërkuar nga Serbia mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë.Përzgjedhje e britanikut u bë pas konsultimeve të shumta, midis presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, dhe kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi, si dhe konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertët ligjorë.

“Wood është një nga juristët më të shquar dhe përgatitur ndërkombëtarë të së sotmes, dhe jemi me fat që ai është i gatshëm të paraqesë rastin tonë para GJND-së”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

Wood ka shërbyer si këshilltar ligjor në Zyrën e Jashtme dhe të Comonwealth-it të Mbretërisë së Bashkuar prej vitit 1999 deri më 2006. Në emër të Mbretërisë së Bashkuar, ai mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Dejtonit dhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999.

“Angazhimi i tij i kohëgjatë në çështjet e së drejtës ndërkombëtare të ndërlidhura më progresin e Kosovës drejt pavarësisë, e bën atë të kualifikuar në mënyrë unike për të përfaqësuar interesat tona kombëtare para gjykatës, dhe kemi besim të madh në gjykimin dhe përvojën e tij”-vijon më tej komunikata.

Wood ka provojë të gjatë në fushën e së drejtës ndërkombëtare, ku ka qenë i pranishëm në seancën për mendimin Këshillëdhënës të GJND-së për Pasojat Ligjore të Ndërtimit të Murit në Territorin e Okupuar Palestinez.

“Në koordinim me ne, ai do të mbledhë një ekip ndërkombëtar ligjor të kalibrit më të lartë. Sipas nevojës, ekipi i tij ligjor do të përdorë ekspertizën vendore në Kosovë për të formuluar rastin më të fortë të mundshëm”,-thuhet ndër të tjerash në komunikatë. (telegrafi-start)
Shtuar më 15/10/2008, ora 20:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori