Wollfarth takon ministrin Basha
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, u takua sot me Ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha.

Wollfarth dhe Basha diskutuan për çështje kyçe të shtetit të së drejtës dhe aspekte të zbatimit të tyre, përfshirë procesin aktual të vënies në funksion të sistemeve të modernizuara të gjendjes civile dhe adresave, duke pasur parasysh edhe rëndësinë e tyre në hapat e mëtejshëm për liberalizimin e vizave dhe përgatitjet zgjedhore, si dhe për çështje të trajnimit të policisë.

Wollfarth tha se priste me kënaqësi të vazhdonte bashkëpunimin konstruktiv me Ministrinë e Brendshme. “Prezenca mbetet e gatshme për të ofruar ndihmë të mëtejshme, ashtu si ka bërë në gjithë këto vite dhe kohët e fundit në proceset e hyrjes në NATO dhe të liberalizimit të vizave,” shtoi më tej Wollfarth.
Shtuar më 15/10/2010, ora 13:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori