Wollfarth: Shqiptarët s'do ta shpërdorojnë liberalizimin
Pëlqej
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Eugen Wollfarth përshëndeti sot publikisht vendimin e liberalizimit të vizave. “Kjo është një ditë e gëzueshme dhe vërtet historike për të gjithë qytetarët shqiptarë. Vendimi i marrë sot në Bruksel përbën një votë të qartë besimi nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe jam i sigurt se çdo qytetar shqiptar do ta përdorë më së miri këtë liri të re, në mënyrë të plotë e të përgjegjshme”, theksoi ai. (albeu.com)
Shtuar më 08/11/2010, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori