Wollfarth: Realizimi i reformës kërkon vullnet politik
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ripërsëriti qëndrimin e tij për një vullnet politik për të realizuar reformën zgjedhore. Në konferencën e komisioneve të integrimit të vendeve që janë pjesë e marrëveshjes së Stabilizm Asocimit, Wollfarth u shpreh se duhej krijuar një praktikë pozitive për reformën elektorale.

"Legjislacionet në vetvete ne letër nuk bëjnë të mundur ndryshimin, por është zbatimi. Të ndërtojmë praktikë pozitive. Dëshira politike, besimi i ndërsjelltë është i rëndësishëm që kjo reformë të realizohet në mënyrën dhe kohën e duhur. Është e rëndësishme që cdo reformë të zotërohet nga vendasit", deklaroi Wollfarth. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2012, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori