Wollfarth pro regjistrimit
Ambasadori i OSBE-së Eugen Wolfarth është shprehur pro regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike e fetare. Nga qyteti i Përmetit Wollfarth ka apeluar për domosdoshmërinë e regjistrimit të popullsisë, ndërsa ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e këtij procesi.

“Qytetarët të marrin pjesë në regjistrim, pasi ai ka vlera për zhvillimin e tyre. Regjistrimi është një proces i rëndësishëm edhe për zhvillimin e vendit”, tha ambasadori gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë së Përmetit.

Ndërkohë sot Aleanca Kuq e Zi hodhi akuza të reja mbi shtetin grek në lidhje me ndikimin mbi ligjin e regjistrimit të popullsisë shqiptare mbi baza etnike e fetare. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2011, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori