Në kuadër të ditës ndëërkombëtare të romëve, ambasadori i BE-së Ettore
Sequi dhe ai i OSBE-së Eugen
Wollfarth vizituan sot qendrën “Romani Baxt”. Në fjalën e tyre ata kanë kërkuar respektimin e të drejtave të
komunitetit rom në Shqipëri ndërsa kanë shprehur angazhimin për të mbështetur komunitetin rom.
Në fjalën e tij, ambasadori i OSBE-së
Wollfarth theksoi se komuniteti rom vuan nga diskriminimi, mungesa e shërbimeve dhe përfaqësimi në politikë dhe sipas tij kjo gjë nuk duhet toleruar por duhet të merren masa.
Ndërsa
Sequi u shpreh se arsimi dhe trajnimi
komunitetit rom është me rëndësi
“Aktiviteti i sotëm njeh dhe promovon të drejtat e romëve. Së bashku të sfidojmë diskriminimin ndaj
komunitetit dhe kulturës rome. Nuk duhet të krijohen stereotipe, pasi rezultati është përjashtimi shoqëror. Jemi të angazhuar për të mbështetur komunitetin rom, për këtë BE ka investuar 3 milionë euro. Arsimi dhe trajnimi
komunitetit rom është me rëndësi” tha
Sequi.
Shtuar më 09/04/2013,
ora 11:34