Wollfarth, apel për përfundimin e reformës
Eugen Wollfarth
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka ripërsëritur apelin e tij për realizimin në kohë të reformës zgjedhore. Në një prononcim për mediat, Wollfarth vlerësoi punën e bërë nga komisioni për reformën zgjedhore.


“Janë bërë përparime të mëdha për reformën zgjedhore, por nuk ka shumë kohë deri në fund të muajit” ka theksuar Wollfarth. I pyetur nga mediat për zgjedhjen e presidentit të ri, kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë theksoi se duhet të përdoret sa më mirë koha për zgjedhjen e një kandidati të përshtatshëm. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 13:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori