Ish-ambasadori amerikan në Tiranë John
Withers, në një nga telegramet dërguar shefave të tij, ve në dukje se ka kritika kundër qeverisë shqiptare
lidhur me procesin e
kthimit e kompensimit të
pronave ish-pronarëve, që janë shpronësuar nga regjimi i mëparshëm, pas vitit 1944.
"Kritikët vënë në dukje se
procesi dhe disa çështje të veçanta janë manipuluar si pasojë e korrupsionit dhe
procesi ka ngecur në vend për arsye të mungesës së vullnetit politik", thuhet në telegramin e
Withers, publikuar nga Wikileaks.
Madje, sipas përfaqësisë së SHBA në Tiranë, janë një numër i caktuar qytetarësh amerikanë, apo shqiptarësh me banim në Amerikë, të cilët prej shumë vitesh tashmë po grinden me qeverinë shqiptare
lidhur me faktin që nuk po u kthehet prona e tyre.
Sipas dokumentit të nënshkruar nga ambasadori
Withers, në shumë raste, proceset e
kthimit të
pronave përfundojnë në gjykata, ku zvarriten për vite e vite të tëra, pa gjetur një vendim përfundimtar. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2011,
ora 10:46