Withers- McIlwham: Anetaret e Kushtetueses te zgjidhen ne permbajtje me Kushtetuten
Albeu.com
Ambasadori amerikan John Withers dhe ambasadorja e Britanisë, Fiona McIlwham kanë bërë apel që anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese të zgjidhen vetëm duke iu përmbajtur Kushtetutës, duke theksuar se shpresojnë për një proces të suksesshëm.
Të pranishëm në një tryezë të zhvilluar për rolin e Gjykatës Kushtetuese ambasadori amerikan John Withers deklaroi se zgjedhjet duhet të bëhen me pavarësinë e një shteti demokratik, dhe institucionet duhet të përballen me Kushtetutën e vendit. Ai kërkoi që zgjedhja e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetutës të realizohet vetëm duke iu përmbajtur Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Edhe ambasadorja britanike i qendroi të njëjtës linjë, duke theksuar se zgjedhja e anëtarëve duhet bërë sipas Kushtetutës. Ajo theksoi ndër të tjera se Gjykata Kushtetuese ka një rëndësi të veçnatë ndaj uron të shohë një process të suksesshëm.

Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka shprehur shqetësim për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se zgjedhja e anëtarëve të rinj në Kushtetuese është një proces thelbësor sepse kjo gjykatë ka fjalën e fundit. Sipas tij Gjykata Kushtetuese ka treguar pavarësi duke atakuar shpesh ligjet dhe duke i rezistuar gllabërimit nga politika.


Ndërkaq ish-presidenti, Rexhep Meidani tha së zgjedhja e anëtarëve në Kushtetuese duhet të jetë një proces i hapur, dhe duhet të ketë angazhim jo vetëm nga Presidenti.
Shtuar më 11/02/2010, ora 18:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori