Withers - politikaneve: Motivohuni per nje Shqiperi me te forte
Albeu.com
Ambasadori amerikan Withers u ka bërë thirrje politikanëve shqiptarë të angazhohen për përmbylljen e rregullt të procesit zgjedhor në mënyrë që të mos kemi një përfundim partiak të tij.Deklarata e ambasadorit amerikan ka ardhur gjatë ceremonisë festive të organizuar për 233 vjetorin e krijimit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishin të pranishëm edhe figurat kryesore të politikës shqiptare. Duke shprehur urimet tij për një proces të rregullt zgjedhor, Withers ka bërë thirrje për mospërfundim partiak të tij. “Motivohuni për një Shqipëri më të fortë” theksoi Withers.

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane ishin të pranishëm presidenti Topi, kryeministri Berisha, lideri i opozitës Edi Rama, kryeprokurorja Ina Rama, deputetë si dhe përfaqësus të medias e të komuniteteve fetare. (news24)
Shtuar më 03/07/2009, ora 03:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori