Wisner: Kosova dhe Serbia të bashkëpunojnë si shtete sovrane
Albeu.com
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Frank Wisner, deklaron gjatë një interviste për radion Evropa e Lirë, se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë tani e tutje duhet të kenë konotacionin e kontakteve mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane.“Të dyja palët duhet të jetojnë bri njëra-tjetrës në paqe dhe duhet të gjejnë rrugët për bashkëpunim. Por, pika e hapjes së bisedimeve duhet të jetë e qartë: Kosova është e pavarur dhe mbi 40 vende e kanë njohur pavarësinë. Një shtet i ri ka lindur” tha Frank Wisner gjatë intervistës.

Bisedimet sipas Wisner duhet të përjetohen si bisedime mes dy vendeve sovrane. Ai thotë se situata aktuale me UNMIK-un, EULEX-in dhe Qeverinë e Kosovës e bën situatën edhe më shumë të vështirë për Kosovën që t'i sendërtojë qasjet nën kaq shumë mbikëqyrje.

Wisner theksoi se objektivi kryesor është arritur: “Kosova është e pavarur, është një pavarësi e mbikëqyrur dhe një pavarësi që u jep të gjitha të drejtat pakicave”.
Duke se Kosova duhet të fokusohet në në çështjet themelore të shtetit të ri, të ndërtimit të institucioneve, zhvillimit të ekonomisë dhe të krijimit të një jete më cilësore për të gjithë qytetarët e saj.
Shtuar më 12/07/2008, ora 23:14
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori