Wisner: Ka ardhur koha për zbatimin e planit të Ahtisaarit
Albeu.com
Përfaqësuesi amerikan në treshen ndërkombëtare për statusin e Kosovës, Frank Wisner tha se qëndrim i Shteteve të Bashkuara është se ka ardhur koha për zbatimin e planit të Ahtisaarit, i cili, sipas tij, "shumë hapur flet për perspektivën e Kosovës së pavarur"."Nuk ka mënyrë që Kosova të jetë e gatshme të kthehet nën sovranitetin e Serbisë" tha Wisner dhe shtoi se "kështu kemi ardhur në përfundimin më të logjikshëm i cili Kosovës i sjell stabilitet dhe krijon qartësinë shumë të nevojshme për gjithë rajonin, e kjo është pavarësia". Mëtutje në intervistën për gazetën Veçernje Novosti, Wisner tha se "kosovarët kanë pritur tetë vjet që gjërat të qartësohen" dhe se tash "është koha që kjo të përfundojë". I pyetur për kundërshtimet e Rusisë dhe të disa vendeve evropiane ndaj pavarësisë së Kosovës, ai është përgjigjur se duhet pritur që evropianët të deklarohen duke shtuar se një numër i madh i vendeve evropiane e kuptojnë rëndësinë e kësaj çështjeje. (rtk)
Shtuar më 31/12/2007, ora 01:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori