Wisner: Bisedimet mundesia e fundit per palet
Albeu.com
Bisedimet shtese Prishtine-Beograd, do te jene bisedime serioze, te cilat do te synojne ta çojne rajonin drejt paqes dhe stabilitetit. Pozicioni i Shteteve te Bashkuara nuk ka ndryshuar nga qendrimi qe presidenti George Bush ka shprehur gjate vizites se tij ne Tirane.Eshte kjo deklarata qe ka bere gjate nje interviste per Europen e Lire, i derguari i SHBA-ve per statusin Frank Wisner. Ai ka bere te qarte se ajo qe ka me teper rendesi ne kete moment jane takimet e drejtperdrejta me palet per te degjuar deshirat e tyre.

“Ne kete moment mendoj se se pari ne te tre duhet te ulemi dhe te mendojme per javet qe do vijne. Kemi nevoje qe fillimisht te takojme palet ne menyre qe te degjojme deshirat e tyre. Keto jane bisedime serioze dhe ne do perpiqemi se pari te identifikojme pikat e perbashketa dhe ta cojme rajonin drejt paqes dhe stabilitetit”, tha Wisner.

I pyetur per nje format te mundshem bisedimesh Wisner ka deklaruar se nuk ka nje te tille akualisht por se pika kyce lidhur me kete ka te beje me garancite e fuqishme qe ka dhene qeveria ne Beograd dhe autoritetet ne Prishtine se do te marrin pjese ne kete raund bisedimesh. “Te dyja palet, Beogradi dhe Prishtina kane mendimet e tyre dhe do t'i jepet e drejta te dyja paleve qe te hedhin te gjitha qendrimet e tyre ne tryezen e bisedimeve. Une nuk mund te them asgje per qendrimet e tyre derisa t'i degjoj ato. Ajo qe dua te nenvizoj eshte se sa i perket ceshtjeve qe do diskutohen pergjegjesia ne shkalle shume te madhe i takon paleve ne rajon”, tha ai duke rikujtuar se negociatat e presidentit Ahtisaari kane qene shume te rendesishme dhe se ai ka percaktuar rrugen perpara per mbrojtjen e pakicave, ka ngritur kushtet e konceptit te pavaresise se mbikqyrur.

“Tani palet do kene nje mundesi te fundit per te thene se si duan te shkojne perpara”, tha I derguari amerikan Wisner. I pyetur se cila do te ishte faza tjeter ne rast te mos arritjes se nje marreveshjeje ne keto bisedime, Wisner ka thene: Do perpiqem t'i pergjigjem kesaj pyetje nga pozicioni i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ky eshte nje forum per rishikimin perfundimtar te ceshtjes se Kosoves dhe me pas do merret vendimi per statusin perfundimtar. news24
Shtuar më 04/08/2007, ora 10:39
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori