Williams: Kosova dhe Osetia e Jugut janë raste të ndryshme
Albeu.com
Drejtori i Institutit për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Publike në Uashington Paul Williams, deklaron se Kosova nuk mund të krahasohet me Osetinë e Jugut.Ai shtoi se megjithëse mund të krijohen analogji midis Kosovës dhe Osetisë së Jugut, për ekzistencën e precedentit të Kosovës, kjo nuk do ta zgjidhte çështjen,vetëm sa do ta përkeqësonte atë. Sipas tij, pretendimet e Moskës për ndërhyrjen në Oseti, duke marrë si precedent Kosovën janë të pabazuara. Por nuk ka precedent në Kosovës.

“Çdo situatë ndërkombëtare duhet të trajtohet individualisht, në bazë të historisë së saj dhe rrethanave të konfliktit, në mënyrë që zgjidhja të jetë sa më e mirë për interesat e popullsisë”-nënvizoi Williams.
Shtuar më 17/08/2008, ora 19:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori