Barcelona zhgënjen sërish, humb mundësinë të kapi kreun (VIDEO)

Barcelona ka humbur një mundësi të mirë të kapi kreun. Katalanasit barazuan 3-3 n transfertë ndaj Levantes, shkruan Albeu.com.

Edhe pse e mbyllën pjesën e parë me avantazhin e  dy golave të Messit 25′ dhe Pedrit 34′, vendasit në të dytën u kundërpërgjigën me Melero 57′ dhe Morales 59′.

Megjithatë Barcrelona 5 minuta më vonë kaloi sërish në avantazh me golin e Dembele. Por vendasit nuk u dorëzuan dhe 7 minuta nga fundi barazuan me Leon.

Me këtë barazim Barcelona ngjitet në vendin e 2 me 76 pikë  1 pikë më pak se Atl Madrid që luan nesër në shtëpi ndaj Real Sociedad.

Ndërkohë Reali mban vendin e 3 me 75 pikë  dhe luan nesër në  transfertë  ndaj Granadas. /albeu.com/


Shtuar 11.05.2021 23:50