Wikileaks ka publikuar skandalin e ish-ministrit Ylli
Pango, i cili u shfaq nga “Fiks Fare” duke i kërkuar favore
seksuale një vajze të re në shkëmbim të një vendi pune. Skandali është raportuar nga ambasada Amerikane në Tiranë, Departamentit Amerikan të Shtetit.
Wikileaks ka publikuar detajet me titull “Partia ne pushtet tregohet e pamëshirshme me ministrin e shkarkuar”.
“Me pak se nje orë nga transmetimi filmimeve me kamera te fshehta kryeministri Sali Berisha shkarkoi Ylli Pangon minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve pasi ai kerkoi favore
seksuale ne kembim te nje vendi pune”, kështu nis kabllogrami i dates 6 Mars 2009".
“Shkarkimi
Pangos shenoi një fund poshtërues të zërave për shpërdorime
seksuale të
Pangos fillimisht si profesor e me pas ministër”.
Ish-ambasadori Withers shkruan në raport se “një ditë pas publikimit të skandalit,
Pango u shfaq nëe television duke thënë se video është e sajuar. Por më e tmerrshmja është se ai tha se gjithkush në vendin tim do të vepronte si unë. Sipas fjalëve të
Pangos të gjithë njerëzit janë të prirur për të rënë viktimë e dëshirave të tyre
seksuale”.
Per ceshtjen
Pango, ambasada amerikane ne
kabllogram perfshin opinionin vendas pas transmentimit te investigimit. “Ai mori ate qe meritonte” theksohet ne
kabllogram. Ne pjesen e komentit shkruar nga ambasadori John ëithers, ku nder te tjera ai e pershkruan zotin
Pango si nje figure famekeqe i cili kerkonte favore
seksuale nga studentet kur ai ishte profesor dhe me pas nga aplikantet e vendeve te punes.
Ambasadori Withers vlereson shqiptarët, të cilët nuk tolerojnë kur ndodhin të tilla ngjarje me protagonistë zyrtarë të qeverisë duke theksuar se
Pango ishte i treti minister nga kabineti Berisha në më pak se 1 vit i përfshirë në një skandal të këtyre përmasave 8 ditë më vonë një tjeter
kabllogram i rikthehet çështjes
Pango me një titull të ashpër” Ngritja dhe ulja e një predatori seksual”, raportoi TCH.
“Zërat se
Pango kishte një sjellje prej predatori seksual kishin vite që qarkullonin. Të gjithë ishin të tronditur kur panë me zë dhe figurë, fiksuar në kameran e fshehtë, ku tregohej haptas kërkesa
seksuale ndaj një vajze të re e cila kërkonte të punësohej në institutin që ai drejtonte” shkruhet në këtë dokument. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2011,
ora 15:47