Wikileaks ka sekretet e paktit detar me Shqipërinë
Pëlqej
Greqia është e shqetësuar se forumi online Wikileaks do të prekë edhe paktin për kufirin detar me Shqipërinë, në serinë e dokumenteve “sekrete” që është paralajmëruar të bëhen publike këto ditë.

Top Channel citon se Ministria e Jashtme greke ka marrë një paralajmërim nga ambasadori grek në Uashington për rrjedhjen e këtyre dokumenteve të klasifikuara.

Dokumentet pritet të nxjerrin në pah fakte të panjohura për raportet e Tiranës me Athinën. Pika kyçe është marrëveshja për ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila u rrëzua pak muaj më parë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Në fakt dokumentet sekreteWikileaks pritet ti bëjë publike, janë marrë nga institucionet amerikane, por ato, përmbajnë komunikime të klasifikuara mes instancave të shtetit grek lidhur me marrëveshjen e kufirit detar me Shqipërinë.
Greqia ka thënë se do të kërkojë sqarime nga SHBA, për mënyrën se si këto dokumente sekrete ranë në duart e amerikanëve. (tch)
Shtuar më 28/11/2010, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori