Wikileaks: Berisha kërkoi më shumë të burgosur të Guantanamos
Pëlqej
Mes mesazheve të publikuara nga Wikileaks, ka edhe mesazhe për përpjekjet amerikane për të gjetur vende që të strehonin ish- të burgosurit e Guantanamos.
Mes shumë vendeve përmendet edhe Shqiperia, ku sipas New York Times, ndërsa shumë vende hezitonin të strehonin ish-te burgosurit e Guantanamos, Shqipëria ishte një ndër të paktët aleatë që jo vetëm pranoi që të strehonte të dënuarit por madje ofroi të merrte edhe më shumë.

"New York Time" shkruan për një mesazh të diplomatëve amerikanë ku theksohej fakti se pasi Shqiperia kishte pranuar 5 ujguret ne vitin 2006, kryeministri shqiptar Sali Berisha ofroi gadishmërinë e tij për të strehuar 3 nga 6 të dënuar por që ato të mos ishin kinezë, ne 2009. Diplomatët amerikanë e përshkruan këtë ofertë “si të mirë por të ekzagjeruar”.

“Si gjithnjë, shqiptarët duan të bëjnë më shumë se sa duhet, të shkojnë përtej, vetëm për të ndihmuar në një prej prioriteteve të politikës tonë të jashtme”-thuhet në mesazhin e diplomatëve amerikanë.
Shtuar më 30/11/2010, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori