White: Ideja per shkembim territoresh - e pamundshme
Albeu.com
Drejtuesi i një organizatë joqeveritare për këshilla diplomatike në Bruksel, Nicholas White, shpreson që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do t'i ofrojë Beogradit një mundësi për të biseduar me udhëheqësit e 'vendit fqinj', Kosovës.
Në një bisedë për BBC në, White, drejtues i "The Independent Diplomat", tha se për sa kohë që Serbia të mos e njohë Kosovën, çështja e kufijve mes dy vendeve është e një rëndësie dytësore. Sipas tij, ideja për shkëmbim territoresh është e pamundshme për t'u propozuar dhe njëkohësisht e pamundshme për t'u zbatuar. "Këto nuk janë çështje të lehta. Por trajtimi i këtyre të dyjave si çështje thuajse simetrike dhe unike, më duket një paraqitje e thjeshtëzuar e problemit. Dihet që mbase shumica e serbëve të Kosovës nuk jetojnë në tri komunat në veri, por jetojnë në jug, në lindje, në perëndim e në Kosovën Qendrore. Ngjashëm më duket se edhe Lugina e Preshevës, në një masë të madhe, është integruar relativisht mirë në territorin serb. Prandaj, ky koncepti i shkëmbimit të territoreve, më duket se nuk ofron shumë avantazhe". White theksoi se pavarësisht nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Në anë tjetër ai shpreson që "vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do t'i ofrojë Beogradit një mundësi për të negociuar dhe biseduar me drejtuesit e vendit fqinj, që është Kosova".
Shtuar më 02/07/2010, ora 15:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori