"What the f*ck", Rama tregon pse shpërtheu në mbledhjen e përbashkët
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e përbashkët të qeverive shqiptare ka sulmuar me fjalë të ashpra Serbinë dhe Bashkimin Evropian.

Ai ka mbështetur taksën që Kosova i ka vendosur Serbisë pasi sipas tij kjo e fundit vazhdimisht po e lufton Kosovën si në Interpol etj.

"What the fuck” – tha Edi Rama i thonë kësaj në gjuhën e Brukselit.

Por kjo deklaratë u komentua shumë në rrjet.

“Doli aty për aty, natyrshëm dhe besoj se e përvijon më së miri në mënyrën më sintetike gjithë frustrimin e një situate që gjendet procesi tërësor në të gjitha planet, procesi i integrimit të mëtejshëm të Kosovës, të rajonit, procesi i ndërveprimit rajonal dhe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Rama në Klan Kosova.c /albeu.com/

Shtuar më 26/11/2018, ora 21:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori