Aksident në aksin Elbasan-Labinot, lëndohet edhe zyrtari grek?

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor, Elbasan-Labinot ndërsa paraprakisht raportohet se nuk ka persona të lënduar rende, por vetëm të plagosur lehtë.

Njëri nga personat që ka mbetur i plagosur nga aksidenti është edhe një zyrtar i lartë grek, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur shkruan tch.

Në aksident janë përfshirë disa makina ndërsa burime bëjnë me dije se ka edhe dëme të shumta materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ndërsa po mbledh materiale për ngjarjen.


Shtuar 2.02.2020 17:53