Wall Street Journal: Krize, nese nuk zgjidhet statusi i Kosoves
Albeu.com
Gazeta amerikane Wall Street Journal parashikon nje krize tjeter ne Kosove nese SHBA nuk nderhyje per te zgjidhur statusin. Sipas kesaj gazete, europianet jane te ndare nderkohe qe udheheqesit shqiptare i kane shpresat tek SHBA.Gazeta amerikane "The Wall Street Jornal" kerkon nderhyrjen energjike te Shteteve te Bashkuara te Amerikes per perfundimin e procesit per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Ne nje editorial me titull "Edhe nje krize ne Kosove", kjo gazete shkruan: "Te zene midis Kremlinit agresiv, evropianeve te lekundur dhe Uashingtonit te preokupuar me çeshtje te tjera, kosovaret vazhdojne te mos kene nje perfundim te lumtur te rrefimit te tyre.

Nese Shtetet e Bashkuara nuk nderhyjne per ta shtyre Kosoven drejt pavaresise, pa kompromise te ngaterruara, Evropa Juglindore serish mund te dale nga binaret, me pasoja te tmerrshme per te gjithe. Shefi i administrates nderkombetare ne Kosove, Joakim Ryker, ka thene se 'perparimi i metejshem varet nga statusi dhe nese statusi nuk zgjidhet tani, atehere gjasat qe arritjet e deritashme te fundosen jane te medha'.

Nje prej pasojave me te medha mund te jete zgjimi i nacionalizmave etnike. Nje Evrope tjeter do te mund te ishte e bashkuar ne pergjigjet e saj ndaj provokimeve te Kremlinit, por kjo Evrope eshte e ndare. Britania e Madhe synon pavaresine, gjermanet nderkaq kane frike ta antagonizojne Mosken. Ne mes gjenden francezet, te cilet kane marre ne duar udheheqesine diplomatike. Tashme udheheqesit shqiptare i kane shpresat tek shtetet e bashkaura te amerikes, shkruhet ne editorialin e Wall Street Journal. news24
Shtuar më 08/08/2007, ora 17:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori