Walker: Kosova, realitet pa kthim
Pëlqej
Albeu.com
Gati nje dekade pasi i tregoi botes masakren serbe ne Racak te Kosoves, gati nje dekade pasi pamjet televizive binden kancelarite perendimore te nisnin bomabardimet e NATO-s mbi Beogradin dhe nente muaj pasi Kosova shpalli pavaresine, diplomati amerikan William Walker eshte rikthyer serish ne Ballkan.
Kete here pa ndonje mision negocimi apo verifikimi, 10 vjet me i plakur, por shume here me i qete dhe i bindur se e ardhmja e Kosoves si shtet i pavarur ne teresine e tij territoriale eshte nje proces i pakthyeshem.

Ne nje interviste ekskluzive per Top Channel, ambasadorit Walker nuk i pelqen te komentoje drejtpersedrejti planin prej 6 pikash te Ban Ki Moon per Kosoven, por i referohet pervojes se tij te gjate diplomatike per te argumentuar konkluzionin e tij.

“Une e shoh situaten ne Kosove ashtu sic e shikojne shumica e qeverive te Bashkimit Europian dhe shumica e qeverive te botes, qe do te thote se ndarja e Kosoves eshte e pamundur. Ajo eshte nje territor i vetem, ashtu sic ka qene per nje kohe te gjate dhe nuk mendoj se kosovaret apo cdo njeri me arsye te mbroje ndarjen”, ka deklaruar Walker.

Ambasadori Walker thekson se do te duhet edhe pak pune me Rusine dhe Kinen per t’i bindur se Kosova unike dhe e pandashme eshte zgjidhja me e mire dhe me e drejte.

“Do te jete nje proces qe do te perfundoje ne nje kohe kur po rritet numri i vendeve qe po njohin pavaresine. Keshilli i Sigurimit te OKB dhe Moska do dalin ne perfundimin se zgjidhja ligjore eshte uniteti i Kosoves. Ka ende probleme, por me angazhimin e njerezve te arsyeshem ato do te zgjidhen”, ka pohuar Walker.

Walker, i cili ka punuar gjate ne Ballkan, me administraten demokrate te presidentit Clinton, i jep pergjigje edhe pikepyetjes nese me presidencen Obama do te ndryshoje edhe politika amerikane per Kosoven.

“Mendoj se politika amerikane do kete vazhdimesi ne presidencen e Obames. Nuk mund te flas ne emer te tij, por emerimi i Hillary Clinton konfirmon kete vazhdimesi. Nga demokatet tek republikanet, ceshtje si ajo e Kosoves kane perparesi”, ka shtuar Walker. (tch)
Shtuar më 25/11/2008, ora 05:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori