Meta nxjerr letrën që i ka dërguar Ramës: Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës me aeroportet

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në rrjetet sociale përsa i përket mbylljes së Aeroportit të Vlorës. Këtë radhë, Meta ka publikuar një letër të cilën ja ka nisur pak ditë më parë kreu të qeverisë Edi Rama, për ta lajmëruar mbi problematikat që i kishte adresuar Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Transportit Ajror.

‘Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare.Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë.Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm.’- shkruan Meta.


Shtuar 7.04.2021 14:50