W. Post paralajmëron pavarësinë dhe tërheq vërejtjen për rreziqet potencia
Albeu.com
E përditshmja prestigjioze e kryeqytetit amerikan, gazeta the Washington Post, boton sot një editorial të cilin ia kushton Kosovës, ku paralajmëron se Martti Ahtisaari do të propozojë pavarësinë, status të cilin do ta mbështesin të gjitha vendet Perëndimore.

Edhepse e di se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme, Rusia, si një aleate historike e Serbisë, është pengesa më e madhe potenciale për një koncensus rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit.

{nl}

Pasi thekson se Parlamernti i Serbisë formalisht miratoi kushtetutën të mërkurën, një dokument ky i domosdosshëm për ta zëvendësuar atë të mëparshmin të Sllobodan Millosheviqit, më tej thuhet se Kushtetuta mund të jetë miratuar vetëm për arësyen se përfshinte Kosovën në preambulë, si pjesë "integrale" dhe të "patjetërsueshme", një konstatim ky që do t'ia ngrohte zemrën edhe Millosheviqit. Mirëpo e vërteta është se Serbia ka humbur Kosovën para shtatë vjetësh, thekson gazeta amerikane. Më tej në editorial thuhet se Kombet e Bashkuara, të cilat e kanë sunduar Kosovën që ku ajo u çlirua nga NATO-ja, do të duhej të vendosnin për të ardhmen e Kosovës deri në fund të vitit, mirëpo ky vendim mund të shtyhet deri pas zgjedhjeve në Serbi të cilat mbahen nga fundi i janarit. Udhëheqësit serbë e dijnë se ndërmjetësuasi i Kombeve të Bashkuara, do të rekomandojë atë që do ta mbështesin të gjitha qeveitë perëndimore: e ajo është pavarësia e Kosovës, mbase me disa kushte kalimtare, thekson gazeta amerikane, duke nënvizuar edhe njëherë faktin se Kosova përbëhet nga shumica absolute shqiptare dhe pas luftës që nxiti Millosheviqi, ajo nuk ka shans të kthehet nën sovranitetin serb. Ndërkaq, duke e futur Kosovën si pjesë kushtetutës, liderët serbë po bëjnë edhe një veprim të papërgjegjshëm nacionalist që i shkaktoi vendit aq shumë dëme gjatë 15 vjetëve të kaluara. Ky shantazhi serb synon të krijojë tensione globale sipas gazetës The Washington Post e cila më tej thekson: "Ata po e inskenojnë edhe një diplomaci potencialisht të rrezikshme gjatë dy muajve të ardhshëm midis administratës së presidentit Bush dhe Rusisë, një gjë kjo që mund të destabilizojë si Ballkanin, ashtu edhe Kaukazin në kufirin jugor të Rusisë". Gazeta më tej thekson se Rusia, si një aleate historike e Serbisë, është pengesa më e madhe potenciale për një koncensus rreth zgjidhjes së cështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit. "Edhepse e di se pavarësia e Kosovës është e pashmangshme, presidenti rus Vladimir Putin po jepë shenja se mund të mbështesë obstruksionin e Serbisë. Ai me këtë shpreson të nxjerrë favore nga presidenti Bush në këmbim të ndihmës amerikane për hyrje të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregëtisë". Një tjetër veprim i Putinit, sipas gazetës amerikane, mund të jetë edhe një veprim i tij në Gjeorgji dhe si kundëreagim ndaj njohjes së pavarësisë së Kosovës, njohja nga ana e tij e pavarësisë së krahinave të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore. Kjo mund të shkaktojë luftë dhe ndërhyrjen e trupave ruse atje, ndërkohë që mund të trimërojë edhe serbët në Kosovë dhe Bosnjë për të krijuar shtete fragmentare. Moska shpreson se Administrata e Bushit do ta marrë seriozisht këtë skenar si dhe nevojën e ndihmës së Rusisë për ndaljen e programit bërthamor të Iranit duke u zbrapsur dhe shtyer çfarëdo vendimi për Kosovën apo të braktisë mbështetjen për demokracin ë dhe aspiratat për NATO të Gjeorgjisë. Të dyja këto do të ishin gabime serioze. Vonesa e pavarësisë së Kosovqës vetëm se do të zemërojë pamasë 2 milionë shqiptarë dhe do të nxiste një shkrirje të cilin Perëndimi shpreson t'a shmang. Kjo do të inkurajonte edhe më tej tendencat në rritje të Putinit për përdorimin e kërcënimeve qoftë me kushtëzimet e furnizimit me energji apo me dhunë, në mënyrë që të veprojë si të dojë me Perëndimin, thuhet ndër të tjera në editorialin e të përditshmes The Washington Post, deri tash analizën më të thellë dhe më kuptimplote në shtypin amerikan për zhvillimet e mundshme dhe implikimet globale rreth Kosovës. rtk

Shtuar më 10/11/2006, ora 14:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori