Vushtri, zhvarrosen trupat e tete personave
Albeu.com
Në rajonin e Vushtrrisë, Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore (OMPF) ka bërë të mërkurën zhvarrimin e mbetjeve mortore të tetë personave të pagjetur.Ky është rezultat i hetimeve të thella arkivore të kryera në vitin 2009, që ka përfshirë shqyrtimin e shumë dosjeve dhe shfrytëzimin e burimeve të ndryshme, njoftoi me anë të një komukate Kristiina Herodes, zëdhënëse e EULEX-it.

Që nga fillimi i punës së Misionit EULEX në Kosovë, më 9 dhjetor 2008, ai ka bërë zhvarrimin e mbetjeve mortore të 122 personave.

Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore bashkëdrejtohet nga EULEX-i dhe Ministria e Drejtësisë së Kosovës.
Shtuar më 12/05/2010, ora 19:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori