Vullnet Xhelili i vetëdorëzohet policisë
Albeu.com
Vullnet Xhelili, i dyshuari i parë për sulmin e armatosur ndaj liderit të BDI Ali Ahmeti, sot pas dite u dorëzua në policinë e Tetovës, transmetuan mediat elektronike.Xhelili, 28 vjeç, për të cilin policia kishte lëshuar fletëarest, dyshohet se ka shtënë me armë automatike në makinën e Ali Ahmetit gjatë vizitës zgjedhore në fshatinë Rakovec, të hënën.
Gjyqi i Tetovës në mungesë i caktoi paraburgim prej një muaji. Avokati i tij Zudi Iljazi për pasdite paralajmëroi deklaratë për mediat, lajmëroi korespodenti i Makfaksit.
BDI pohoi se Xhelili është pjesë e rojes personale e liderit të PDSH Menduh Thaçit. Si dëshmi për këtë, partia sot publikoi fotografi, ku Xhelili është pjesë e rojes së Thaçit, të incizuara në fshatin Orizare.
I dyshuari i dytë për sulmin e armatosur ndaj liderit të BDI, Faruk Iljazi është burgosur.
Policia heton nëse Xhelili dhe Iljazi janë të implikuar në granatimin e disa shtabeve zgjedhore të BDI që kishin ndidhur gjatë fushatës së zgjedhjeve. (Makfaks)
Shtuar më 15/05/2008, ora 04:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori