Vuk Drashkovic: Po pavarësise së Kosovës por jo anëtaresimit në OKB
Albeu.com
Serbia nuk ka asgje kunder pavaresise se Kosoves, perfshire edhe perfaqesimin e Kosoves ne te gjitha organizmat nderkombetare pervec OKB-se, ka theksuar Drashkovic, minister i jashtem i Unionit Serbi- Mal i Zi per agjencine ruse te lajmeve Itar Tass.Serbia eshte dakort qe shumica shqiptare te udheheqe ne Kosove, por duke respektuar te drejtat e minoritetit serb. Deklarata vjen nga Ministri i Jashtem i unionit Serbi- Mal i Zi, Vuk Drashkovic i cili citohet nga agjencia ruse e lajmeve Itar Tass.

Drashkovic eshte shtyre edhe me tej duke u deklaruar pro pavaresise se Kosoves, por duke vene si kusht anetaresimin e Prishtines ne OKB. Serbia duhet te tregoje perpara komunitetit nderkombetar qe ajo nuk do te kete pushtetin ne Kosove dhe se nuk ka asgje kunder pavaresise se Kosoves, perfshire edhe perfaqesimin e Kosoves ne te gjitha organizmat nderkombetare pervec OKB, ka theksuar Drashkovic.

Sipas citimit te agjencise Itar Tass, Drashkovic eshte shprehur se per momentin vetem pozicioni i Beogradit ne bisedimet per statusin mund te konsiderohet realist. bw/albeu
Shtuar më 30/03/2006, ora 11:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori