Vujanovic: Ja pse nuk ftuam ne forum Sejdiun
Albeu.com
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu nuk është ftuar në samitin kulturor që po mban punimet në Malin e Zi, pasi Kosova nuk është pjesë e OKB-së. “Ne jemi të interesuar të kemi marrëdhënie ...... të mira me Kosovën, por kemi përfillur rregullat e UNESCO-s, e mbi këtë bazë Samiti do të mbahet në përbërjen e paralajmëruar”, është shprehur kryetari malazias, transmeton KosovaLive.

Vujanovic ka thënë se samiti është organizuar në bashkëpunim me UNESCO-n dhe Këshillin e Evropës dhe se ato organizata kanë rregullat e tyre. Ai ka rikujtuar se vitin e kaluar një takim i tillë është bërë në Athinë, ku po ashtu Sejdiu nuk ka qenë i ftuar. UNESCO është organizatë e specializuar e Kombeve të Bashkuara dhe Kosova nuk është anëtare e asaj organizate botërore.
Shtuar më 04/06/2009, ora 22:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori