Vuçiç: Shqiptarët po punojnë punë krahu te ne, kemi nevojë për ta
Pëlqej
Në një intervistë të gjatë televizive, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur mbi punësimin në Serbi, duke deklaruar se gjithnjë e më shumë po punësohen shqiptarë. “Vendi po përballet tashmë me mungesë të forcës së punës dhe pse shumë nuk më besojnë”, thotë Vuçiq, raporton B92.

Ai shton se gjatë vizitës në një vend-ndërtim në Beograd me kryebashkiakun Sinisha Mali, vuri re se punëtorët “nuk flisnin serbisht”. Presidenti tha se ishin shqiptarë nga Maqedonia, “ndërsa tani në vendin e tyre janë punëtorë nga Republika Serbe” (entiteti serb në Bosnje Hercegovinë).

Vuçiç tha se ka shqiptarë të Maqedonisë që punojnë dhe në kantiere të tjera në Serbi si rrugë apo tunele, sepse sipas tij, “Serbia nuk ka punëtorë mjaftueshëm”.

Në të njëjtën intervistë, Vuçiç tha se borxhi publik i Serbisë do të jetë poshtë 52% të GDP-së, më i ulëti në rajon, teksa buxheti i shtetit është rritur për vitin e tretë radhazi.


Shtuar më 17/04/2018, ora 13:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori