E FUNDIT/ Plagoset me pistoletë silenciator një person pranë piramidës
Vuçiç: E shtyva vizitën me Ramën se nuk doja të shkelja mbi krenarinë serbe
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka theksuar se nuk i urren shqiptarët dhe se dëshëron që shteti serb të përmirësojë marrëdhëniet edhe me shqiptarët dhe Shqipërinë.

Vuçiç tha se do të donte ta besonte deklaratën e Ramës, i cili tha se "Shqipëria e Madhe" nuk është projekt i qeverisë shqiptare.

Kreu i qeverisë së Serbisë nënvizoi se thirrjet raciste kundër shqiptarëve që u dëgjuan në stadium nuk ishin një gjë e mirë, por se ato nuk ishin arsyeja se përse u ndërpre ndeshja.

Ai tha se nuk dëshiron të aludojë nëse Olsi Rama ka gisht në dronin që u shfaq në Beograd, duke thënë se këtë do tia lërë në dorë hetimeve.

Vuçiçi shtoi në fund se e ka shtyrë vizitën me Ramën, me qëllim që fjalët që do thuhen në takim të jenë sa më racionale dhe që të ruante krenarinë e popullit serb./albeu.com/
Shtuar më 25/10/2014, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori