“Ishte në gjumë”, shuhet në mënyrë të papritur aktori i njohur (FOTO LAJM)

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare aktori i njohur dhe i dashur për shqiptarët, Ray Liotta.

Ai ishte i njohur për publikun shqiptar kryesisht me filmat “Goodfellas”, “Field of Dreams” dhe “Grand Theft Auto: Vice City”.

Aktori ka ndërruar jetë ndërsa ishte në Republikën Domenikane.

Ray ishte duke xhiruar një film të quajtur “Ujërat e rrezikshme” në ishull dhe vdiq në gjumë … sipas një burimi të afërt me aktorin.

E fejuara e tij Jacy Nitolo ishte me të gjatë xhirimeve.

Liotta është më i njohur për rolin e tij në kryeveprën e Martin Scorcese të vitit 1990, “Goodfellas”, ku luajti mafiozin Henry Hill së bashku me Robert De Niro dhe Joe Pesci.