Vritet në atentat miku i Çapjave, avokat i Shullazit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan ku viktimë ka mbetur një 50 vjecar.

Nga informacionet e para bëhet me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Ravik Gurra, i cili ishte avokati i Emiliano Shullazit, si dhe mik me familjen Çapja.

Informacion paraprak

Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan.

Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.

Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2019, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori