Vritet me armë një 37 vjeçar
Një 37-vjeçar, i identifikuar si Ardian Kadiu, është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë ndodhi në Fushë-Krujë, në zonën pranë tregut industrial.

Policia e mbërritur në vendngjarje deklaroi se ende nuk dihen autorët e kësaj vrasje, ndërsa shtoi se 37-vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë, në momentin kur është qëlluar.

Menjëherë pas të shtënave, Kadiu është dërguar drejt Spitalit Ushtarak, ku ka vdekur për arsye të plagëve të rënda që kishte marrë.
Shtuar më 03/12/2010, ora 20:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori