Tuchel shpjegon arysen se përse e la në stol Lukakun

Thomas Tuchel komentoi fitoren e bukur dhe të rëndësishme të arritur në ndeshjen e parë të ndeshjeve me eleminim direkt nga Champions League kundër Lille.

“Çfarë ndeshje për Kante. Sot ai është kthyer në nivelin më të lartë, ka përmirësuar çdo minutë të lojës dhe ka një ndikim të madh.

Por ne nuk jemi të befasuar me paraqitjen e tij. Kemi pasur momente të shkëlqyera si në fillim të ndeshjes. Nëse mund të mbajmë këtë nivel loje për më shumë kohë mund të bëjmë shumë më mirë.

Pse ishte Lukaku në panikë? Çdo ndeshje është e ndryshme. Ndeshja pritej të ishte me intensitet, një lojë me shpejtësi të lartë. Romelu nuk është vetëm i lodhur fizikisht por edhe mendërisht.

Sot kisha zgjedhur tre lojtarë të tjerë dhe Havertz ishte në formë të shkëlqyer”, është shprehur Tuchel./h.ll/albeu.com


Shtuar 23.02.2022 07:57