Vritet Jurgen Kurti, si e masakroi me grushta biznesmenin në Durrës
Jurgen Kurti, 26-vjeçari që u bë i njohur për vrasjen e babait të tij është vrarë mbrëmjen e sotme.

Ai është vrarë teksa ka qenë duke u kthyer për në shtëpi.

Pas akuzave se vrau babin e tij, Kurti u arrestua sërish për tu lënë sërish i lirë së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij, Kujtim Ekonomi për vrasjen për motive pronësie në Durrës.

Dervisi, djali i Agimit bizensmenit nga Durrësi tregon se e ka parë babain të larë në gjak dhe të masakruar nga goditjet e personave në fjalë, të cilët e kishin dhunuar pasi mbyllën qepenin e dyqanit.

"Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ai i thyen hundën Agimit me një send të fortë. Ka bërë dy vrasje deri tani, shteti të marrë masa"., - shprehej në atë kohë gruaja e biznesmenit të vrarë.
/albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 23:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori