Vritet 26-vjeçari në një lokal në Vlorë
Pëlqej
Një 26-vjeçar, i identifikuar si Endri Yzeiri ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Vlorë, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, ku i riu është konfliktuar me një tjetër person.

26-vjeçari është transportuar në spital rreth orës 19:30, por fatkeqësisht ka humbur jetën gjatë rrugës.

Mjekët konstatuan se 26-vjeçari ishte qëlluar me një plumb në pjesën e barkut.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Shtuar më 10/08/2014, ora 21:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori