Rita Petro duket se ka shkaktuar shumë zhurmë anembanë, pas publikimit të librit "Vrima", aq sa edhe politika nuk ka mundur të qëndrojë dot në heshtje. Autorja ka guxuar duke u shprehur poetikisht përmes një komunikimi të hapur me lexuesin e saj, duke e shpalosur ndjesinë e saj erotike çiltër nga kreu deri në fund të këtij vëllimi poetik.
Por çfarë mendimi ka Mesila Doda? Ajo ka zgjedhur që në postimin e radhës në Facebook të postojë disa vargje nga Dritëro
Agolli, kjo si një kundërpërgjigje e hapur.
"Qe te edukohen me estetiken te rinjte, duhet tu japesh e ti mesosh me vlera dhe simbolika qe i bartin ato. Me poshte po sjell nje poezi, nje prej atyre qe te bejne ta duash kete art dhe te germosh brenda shpirtit...
# duke ndare shqetesimin me Andis Harasani
Mos ma
kujto
E shkuara ka çaste dhe ore te hidhura, mos ma
kujto
per
shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma
kujto!
Per
shembull me pe ne rruge te pire, mos ma
kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma
kujto!
Per
shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma
kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma
kujto!
Per
shembull pesova diku nje disfate, mos ma
kujto,
Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma
kujto!
Per
shembull me pe duke ecur e qare, mos ma
kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma
kujto!
Per
shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma
kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma
kujto!
Per
shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma
kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma
kujto!
E shkuara ka ore dhe çaste te hidhura, mos ma
kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma
kujto!
Dritero Agolli. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2015,
ora 12:28