Vret me pushkë 28 vjeçarin pasi u zunë për prerjen e plepit
Ditët e para të vitit kanë nisur me bilance tragjike. Një i ri është vrarë me pushkë sot, pas një sherri për prerjen e një plepi. Një zënkë për një plep është bërë shkaku i një vrasje në qytetin e Kavajës sot rreth orës 10:30.

Viktima, 28-vjeçari Ismet Xhani, po priste plepin në arën e tij, i cili më pas ka rënë tek jonxha e autorit 56-vjeçar, Xhevdet Saraçi. Ky i fundit ka marrë pushkën dhe e ka goditur duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Luz të Kavajës, ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Autori i ngjarjes është kapur, teksa ka tentuar që të largohej nga vendi i ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2016, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori