E FUNDIT/ Lëkundet Shqipëria, ku ishte epiqendra e tërmetit
Vret kunaten per t'ju hakmerrur per vrasjen e djalit
Albeu.com
Ngjarje e rëndë në fshatin Shalëz të Belshit, një grua vret kunatën e saj në shenjë hakmarrje për ekzekutimin e djalit të saj në vitin 1997. Krimi ka ndodhur pak minuta më parë (rreth ores 18:00) në fshatin Shalëz të Belshit, kur ...... shtetasja Antoneta Xibraku ka vrarë me armë zjari kunatën e saj shtetasen Esma Xibraku.

Dinamika e krimit të sotëm është ende e paqartë ndërsa policia ka njoftuar se vrasja ka ndodhur me armë zjarri.
Menjëherë pas sinjalizimit policia tha se një grup hetimi shkoi në vendin e ngjarjes dhe arrestoi autoren e dyshuar, shtetasen Antoneta Xibraku.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pasi burri i viktimës, Esma Xibraku, dyshohet se kishte vrarë në vitin 1997 në rrethana ende të paqarta djalin e Antoneta Xibrakut, të arrestuarës së sotme për ekzekutimin e kunatës në fshatin Shalëz të Belshit.
Shtuar më 30/05/2010, ora 20:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori