Rama i del në mbrojtje Policisë së Shtetit: Institucioni më i besuar

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën e tij në Kuvend, ku ndër të tjera i është përgjigjur edhe deputetit Halit Valteri, në lidhje me situatën e krimit në vend.

Rama thotë se tashmë njerëzit e konsiderojnë Policinë e Shtetit institucionin më të besueshëm në vend, ndryshe nga vite më parë.

“Një deputet të dalë në foltore dhe të bëjë akuza penale dhe të japë detaje që lidhen me një hetim..duke u shprehur se njeh vrasësit, atentatorët e viktimat.

Ndërsa ende nuk kemi shkuar në prokuroi ta ndihmoni në zbardhjen e krimit. Jeni thjesht zgjatimi i një falange që ka vite e vite qe e ka marre peng debatin publik, edhe kulturën e parlamentarizimit ne Shqipëri dhe duke faktikisht, kriminalizuar dynjanë.”-u shpreh ai.


Shtuar 18.06.2020 09:13