Vresweejk: Nje nga tre te dyshuarit ne "rastin Limaj" do te arrestohet
Albeu.com
Misioni i EULEX it ka ritheksuar se në hetimet për korrupsion nuk do të kursejë as Kryeministrin Hashim Thaçi. Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të këtij misioni, Johannes van Vresweejk, tha mbrëmë se incidenti i së ...... mërkurës në aeroportin e Prishtinës, ku është ndalur për kontroll kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrat që e shoqëronin, para se të nisej për në Turqi, është provokuar nga vetë ky i fundit, i cili nuk është ndalur në pikën e kontrollit të sigurisë. "Unë pres që secili zyrtar i lartë qeveritar, të kalojë përmes procedurave. Sepse nëse duhet kaluar përmes një pike kontrolli, atëherë duhet respektuar këtë rregull. Askush nuk është mbi ligjin. As kryeministri apo ministri i transportit", ka thënë Van Vresweejk për Klan Kosovën. Ai tha se pas këtij incidentit i ka telefonuar kryeministri Thaçi, por nuk dha detaje. "Më janë thënë disa gjëra, kaq mund të them". Sipas kryeprokurorit, e gjithë kjo ndodh në kohën kur "rasti Limaj po ecën para", duke shtuar se këto janë "hetime komplekse", dhe se është "bërë progres".
Të mërkurën, kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër ministrave të kabinetit të tij, që e shoqëronin për vizitë në Turqi, u janë kontrolluar në detaje valixhet nga doganierët e EULEX it në aeroportin e Prishtinës. Përveç kontrollit, kreu i ekzekutivit dhe ministrat janë detyruar të ecin në këmbë për disa metra, nga se veturat e tyre nuk janë lejuar të hyjnë deri në pikën më të afërt, siç e praktikojnë zakonisht.

Kryeprokurori i EULEX-it, Johannes van Vresweejk, ka thënë se shumë shpejt do të arrestohet dikush në lidhje me rastin Limaj. Në intervistën dhënë televizionit Klan Kosova, ai ka thënë se tre veta janë të dyshuarit kryesorë në rastin Limaj. “Tani për tani janë tre. Dhe do të arrestojmë dikë”, ka thënë ai. Kryeprokurori i EULEX-it ka paralajmëruar po ashtu se përveç rastit Limaj, ka kompletuar edhe 19 raste të tjera për korrupsion. Ai edhe një herë përsëriti se po hetohen edhe ministra të tjerë përpos Fatmir Limajt. Johannes van Vresweejk thotë se nuk mërzitet nëse ata janë zyrtarë të lartë të partive politike.
Shtuar më 21/05/2010, ora 10:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori