"Vrava gjyshërit", pas ngjarjes 19-vjeçari dorëzohet në polici
Pëlqej
Një krim i rëndë ndodhi dje në Tiranë ku një i ri vetëm 19-vjeç theri me thikë gjyshen e gjyshin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Freskut” në Tiranë dhe raportohet se të moshuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Vetëm pak pas ngjarjes Policia arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes, Beniamin Kaso.

Të plagosurit janë Hajrie Agaj, 70 vjeçe, dhe Shaban Agaj, 80 vjeç, prindërit e nënës së autorit të ngjarjes, shkruan Panorama.

Të parët që janë përballur me autorin e plagosjes së gjyshërve kanë qenë një çift që kanë një biznes privat pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Beniamin Kaso është futur në dyqanin e tyre duke u thënë se kishte vrarë gjyshin e gjyshen dhe u ka kërkuar që të lajmëronin Policinë.

“Në fakt u trembën pak kur ai na tha ashtu. Por burri me qetësi i tha që shko te polici që është te banka se e lajmëron ai.
Djali doli nga dyqani ynë dhe shkoi te banka.

Polici privat që ishte aty e futi brenda në bankë, e mbylli derën me çelës që ai të mos dilte dhe doli që të lajmëronte Policinë.

Më pas pamë gjyshen e tij që mezi po zbriste shkallët e pallatit, pasi ishte e plagosur dhe e pamë që ishte gjithë gjak.

Ajo kishte dalë për të kërkuar ndihmë, por pasi ka dalë nga shtëpia, dera është mbyllur dhe ajo është kujtuar se nuk kishte çelës.

Duke qenë se të shoqin e kishte brenda të plagosur, ajo është nisur për të kërkuar nipin që i goditi me thikë e t’i merrte çelësin e shtëpisë.

Prandaj janë edhe ato njollat e gjakut para derës së bankës, se ajo erdhi e plagosur deri aty”, ka treguar dëshmitarja. /albeu.com/




Shtuar më 13/10/2017, ora 09:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori