Vrau vjehrrën se po i prishte martesën, kjo është nusja vrasëse (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vajza që shikoni në galerinë më sipër është nusja e cila akuzohet se vrau vjehrrën në Kamzë, një vit më parë.

Autorja e krimit është Marjana Cmeta, e cila ka rrëfyer vetë në polici se si vrau vjehrrën e saj, Lirije Lami.

Ngjarja ka ndodhur rreth një vit më parë, dhe muaj më vonë është rrëfyer tek hoxha se si e kreu krimin e rëndë.

Pas peshës së rëndë të fajit, Marjana i ka treguar se kishte vrarë vjehrrën e saj.

Hoxha, Hysen Shehu i ka kërkuar asaj të kthehet një ditë tjetër dhe ka mundur të regjistrojë rrëfimin prej 72 minutash të të resë.

Ajo tregon se pasi vjehrra, Lirije Lami, kishte shpërndarë qumështin dhe kishte shkuar në Kamzë për të blerë fidanë, e ka ftuar për të biseduar me njëra-tjetrën.

Marjana Cmeta thotë:

E mora në telefon dhe i thashë që duhet të vinte brenda se ne duhej të pajtoheshim.

Kur erdhi brenda i dhashë lëng portokalli. Në pije i kisha hedhur fostoksinë.

Po përpëlitej. Donte të hapte dritaren dhe të kërkonte ndihmë. Aty mendova se mora fund.

E mbylla në dhomë, por zëri i saj në agoni sa vinte e rritej. Hyra në dhomë. Me xhaketën e leshit u mundova t'i zija frymën, ta mbytja. S'e mbyta dot.

Isha e fiksuar se vjehrra po më ndikonte në marrëdhënien time konfliktuale me bashkëshortin. /albeu.com/



Shtuar më 14/03/2018, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori