Vrau veten për të dashurën, nëna rrëfen momentet e fundit të 20-vjeçarit
Eneo Ferko 20-vjeç, vari veten duke pirë fostoksinë pasi ishte ndarë me të dashurën e tij prej 10 ditësh.

4 ditë nga ngjarja tragjike ka reaguar nëna e tij duke rrëfyer momentet e fundit të djalit të saj.

Aida ka treguar se si ndodhi ngjarja dhe shpjegon se djali i saj ka qenë prej kohësh në gjendje të rënduar psikologjike.

Nëna e të riut rrëfen edhe momentet e fundit të të birit në spital, se ai ishte penduar për helmin e pirë, por kur nuk kishte më kthim pas.

Aida, si ndodhi ngjarja? Ku ishit kur ndodhi?

Ishte ora 13:15, kur djali erdhi në shtëpi. Atë ditë nuk kishte shkuar në punë se më tha ndihej si i lodhur.

Unë kur erdha rreth orës 12:30 nga puna, iu luta të shkonte të paguante energjinë elektrike se kishim dy muaj pa paguar dhe s’doja të shtohej kamata. I dhashë 50 mijë lekë (të vjetër) dhe faturat, dhe ai nuk bëri zë, shkoi.

Nuk kaloi shumë, pas 40 minutash, djali erdhi. I kishte paguar. Erdhi dhe hyri në dhomë. Meqenëse ishte drekë dhe unë ndihesha e lodhur, i thashë të flinte edhe ai edhe vëllai i tij. Unë me djalin e vogël u shtrimë në kuzhinë. Nuk kaluan as dy minuta dhe Eneo më thirri të vija në dhomën e tij.

Unë realisht i thashë ‘po ty s’të vjen turp, mami më e madhe të vijë te ty’, por ai këmbënguli që të shkoja.

M’u lut prapë dhe unë u ngrita dhe shkova. Kur shkova, e gjeta gjysmë të zhveshur, kishte hequr bluzën dhe ishte shtrirë përmbys mbi divan.

I kërkova t’më tregonte pse më thirri, ai pa e ngritur kokën, më tha “E bëra!”. E bindur që nuk e kisha dëgjuar qartë, e pyeta edhe një herë, por ai u kthye me fytyrën gjysmë nga unë dhe ma konfirmoi prapë që e kishte bërë një gjë. “Piva fostoksinë”, më tha. /albeu.com/

Shtuar më 09/07/2017, ora 08:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori