E dhimbshme/ Ndahet nga jeta në moshën 33 vjeçare aktori i njohur (FOTO LAJM)

Aktori Robert Cormier, i njohur më së shumti për rolet në Heartland dhe Slasher të Netflix, ka vdekur në moshën 33-vjeçare. Aktori kanadez vdiq të premten. Motra e tij konfirmoi lajmin për Hollywood Reporter duke thënë se Cormier vdiq në spital në Etobicoke, Ontario, nga plagët e marra pas një rënieje.

Cormier për dy sezonet e fundit luajti Finn në Heartland të CBC , i cili ka transmetuar për 15 sezone në TV kanadez dhe mban rekordin për të qenë drama më e gjatë një orëshe në Kanada. Rolet e tjera përfshijnë” Designated Survivor”, “Ransom” dhe luajtjen e ëinston për dy episode në “American Gods” të Starz.